Nis shitja e perimeve të vendit, në treg spinaqi, hudhra dhe qepa e njomë

Ekonomi | 1 vit më parë

Në treg tashmë kanë dalë prodhimet e para bujqësore të fushës së Korçës. Bëhet fjalë për spinaqin, qepën e njomë dhe hudhrën.

Fermeri Izet Braimllari nga fshati Biranj i Korçës thotë se kultivon disa kultura si misrin, fasulen dhe spinaqin.

Çmimi i favorshëm i shitjes së spinaqit dhe kërkesa që ka tregu për këtë produkt ka bërë që ai ta kultivojë prej disa vitesh. Braimllari thotë se kërkesë në treg ka pasi prodhimet e tyre janë bio, pa trajtime me kimikate të dëmshme për shëndetin.

“Kultivoj fasule, misër, kam dhe bagëtitë. Merrem dhe me perimet sikurse spinaqi. Ka vështirësi por ja marrim frytin e punës. E shesim në Korçë apo në rrethe. Është bio”, shprehet Braimllari.

Në fushën e Korçës kultivohen një sërë perimesh si domatja, trangull, lakër, spinaq dhe marule si dhe perimet e thata qepa e hudhra.

Gazetare: G. Manushi   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme