Trump dhe Putin shkëmbejnë mesazhe urimi përmes këshillëtarëve për 80-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore

Botë | 1 vit më parë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump uruan njëri-tjetrin për 80-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste përmes këshilltarëve të tyre, njoftoi Kremlini.

“Përmes këshilltarëve të tyre, presidenti rus dhe Presidenti Trump shkëmbyen urime me rastin e festës sonë të përbashkët”, tha Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, për Channel One të televizionit shtetëror.

“Këto ishin fjalë të ngrohta, urime të ndërsjella për festën tonë të madhe të përbashkët,” tha Ushakov.

Rusia festoi sot 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore me një paradë ushtarake ku morën pjesë dhjetëra udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping.

TASS raporton se Lynn Tracy, ambasadorja e SHBA-së në Rusi, nuk mori pjesë në paradë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme