Macron: Rusia të mbështesë armëpushimin 30-ditor, të mos bëjë lojëra

Botë | 1 vit më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Ukraina ka shprehur mbështetjen për një armëpushim 30-ditor dy muaj më parë dhe tha se pret që Rusia të bëjë të njëjtën gjë.  

“Ukraina tashmë ka shprehur mbështetjen e saj për një armëpushim të tillë gati dy muaj më parë. Tani pres që Rusia të bëjë të njëjtën gjë”, shkruan Macron në rrjetin social ‘X’.

Ai tha se të gjithë partnerët duhet të punojnë për të arritur këtë qëllim pa vonesa, pretekste false ose taktika vonuese.

“Të mos e bëjmë këtë [nga Rusia], ne jemi të gatshëm të përgjigjemi fort, së bashku me të gjithë evropianët dhe në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, shkruan më tej presidenti francez.

Apeli në mbrëmjen e 8 majit nga Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në lidhje me një armëpushim 30-ditor u mbështetën gjithashtu edhe nga presidenti finlandez Alexander Stubb.

“Ne diskutuam situatën në Ukrainë dhe perspektivat për një armëpushim 30-ditor. Gjërat po lëvizin” tha Stubb.

JEF është një koalicion i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, i përbërë nga dhjetë vende: Britania e Madhe, Danimarka, Estonia, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Hollanda, Suedia dhe Norvegjia.

Ndërkaq, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se do të mbajë një takim me drejtuesit e Koalicionit të Vullnetit në Kiev të shtunën, më 10 maj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme