Armëpushimi 30-ditor, Trump mban bisedë telefonike me Zelensky

Botë | 1 vit më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një bisedë “shumë të mirë dhe produktive” me Volodymyr Zelensky-n, njofton Shtëpia e Bardhë.

Reuters raporton se, Trump shpreson që si Ukraina ashtu edhe Rusia të bien dakord javën e ardhshme për një armëpushim të propozuar 30-ditor.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolyn Levitt, duke folur me gazetarët në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të premten, përsëriti gjithashtu se një takim midis Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin javën e ardhshme në Lindjen e Mesme nuk do të ndodhë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme