Fotografuan votën e tyre- Vihen në pranga 2 persona në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se 2 persona janë vendosur në pranga për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, pasi kanë fotografuar votën e tyre ditën e sotme.
Të dy personat janë arrestuar pas hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’ parashikuar nga neni 327 i Kodit Penal.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bëri me dije se të arrestuarit janë shtetasit, R.L. dhe H.D. të dy banues në kryeqytet.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi R.L., më datë 11.05.2025 dyshohet se gjatë votimit ka fotografuar votën në qendrën e votimit 1820/2 në Shkollën ‘Eqerem Çabej’ dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” neni 327 i Kodit Penal. Me të njëjtën akuzë u arrestua edhe shtetasi H.D”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



