Detajet e akordit mes Ançelotit dhe Federatës Braziliane të futbollit, italiani “mbret” i Brazilit

Futboll Bota | 1 vit më parë

Të nesërmen e publikimit të akordit mes Federatës Braziliane të Futbollit dhe Karlo Ançelotit janë mësuar edhe detajet e para të akordit.

Sipas medieve braziliane Karlo Ançeloti do të përfitojë plot 10 milionë euro në sezon. Ndërsa pesë milionë do të tjera mund të përfitojë në rast të suksesit të Brazilit në Kupën e Botës 2026.

Gjithashtu Federata i ka vendosur italianit në dispozicion edhe një avion privat, të cilin mund ta marrë sa herë të dëshirojë për të udhëtuar drejt Europës dhe Kanadasë ku jeton edhe bashkëshortja e tij, Marian.

Ançeloti do të largohet nga Reali më 25 maj ndërsa debutimi me pesë herë kampionët e botës do të jetë më 5 qershor në Guajakil ku do të ndeshen me Ekuadorin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme