Europa League në RTSH, Junajtid në rast triumfi preferon “barbecue” përballë xhiros klasike në qytet mbi një autobus të hapur

Angli | 1 vit më parë

Finalja e Ligës së Europës në Bilbao do të ishte një shpëtim si për Junajtid dhe Totenhem, të cilat mund të sigurojnë një vend në Champions sezonin që vjen vetëm duke fituar aktin e fundit të kompecionit, i cili erdhi për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH.

Sa i përket ekipit të Junajtid mësohet se drejtuesit e klubit nuk do ta festojnë triumfin në këtë finale në mënyrën tradicionale duke ekspozuar trofeun në një autobus të hapur në qytet.

“The Times” bën me dije se drejtuesit e Junajtid kanë vendosur që të organizojnë “barbecue” në qendrën stërvitore në Carrington në rast se të besuarit e Amorim do të mposhtin Totenhemin në finalen e madhe të Bilbaos.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme