Integrimi i Kosovës, Osmani takohet me Orav

Kosovë | 1 vit më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot (14 maj) në një takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe për të theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të BE-së për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë bisedës, Osmani e informoi ambasadorin Orav për një takim konsultativ të paralajmëruar, që do të mbahet nesër me liderët e partive politike, një hap i rëndësishëm për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit politik në vend.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu mbështetja e vazhdueshme e BE-së për Kosovën. U përmendën vizitat e larta të drejtuesve të Bashkimit Evropian, përfshirë vizitën e kryesuesit të Këshillit të BE-së, António Costa, që do të zhvillohet po sot. Kjo vizitë, sipas Osmanit, është një sinjal i qartë i mbështetjes së Bashkimit Evropian për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane.

Ky takim është një tjetër dëshmi e angazhimit të Bashkimit Evropian në procesin e integrimit të Kosovës, duke mbështetur zhvillimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e stabilitetit politik në vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme