Indonezi: Basketbollisti amerikan kapet me kanabis, rrezikon dënim me vdekje

Basketboll | 1 vit më parë

Ka vende ku nuk mund të bësh shaka me drogën. Edhe nëse është kanabis, tashmë i legalizuar në shumë shtete në SHBA.

Jarred Shaw, një basketbollist 34-vjeçar që ka luajtur për Tangerang Hawks, skuadër të ligës indoneziane që nga viti 2022, u arrestua pasi tentoi të kontrabandonte drogë në vend, tha policia lokale.

Ligjet strikte të Indonezisë për këtë çështje parashikojnë dënime që variojnë nga burgimi i përjetshëm deri në dënimin me vdekje nëse shpallen fajtorë. Në të kaluarën, trafikantët e dënuar janë ekzekutuar me pushkatim.

Ronald Sipayung, kreu i policisë së aeroportit Soekarno-Hatta, tha se autoritetet bastisën apartamentin e Shaw jashtë kryeqytetit Xhakarta, ku kapën 132 karamele me kanabis.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme