Manchester City, një murale për De Bruyne: ‘King Kev’

Futboll Bota | 1 vit më parë

Manchester City i ka kushtuar një mural Kevin De Bruyne, i cili do të largohet nga klubi si transferim i lirë në fund të sezonit pas 10 vitesh. “King Kev” është paraqitur në mesin e 18 trofeve që ka fituar me Qytetarët me një mbishkrim që kujton një këngë kushtuar atij nga fansat. Të martën më 20 maj, me rastin e ndeshjes së tij të fundit në shtëpi, klubi njoftoi se do të zhvillohen aktivitete për nder të tij.

Mbi 100 gola dhe 18 trofe me Qytetarët

De Bruyne mbërriti në Mançester nga Wolfsburgu në gusht të vitit 2015. Mesfushori i lindur në vitin 1991 ka qenë një nga protagonistët kryesorë në historinë e kohëve të fundit të Cityt, klub me të cilin deri më tani ka bërë 419 paraqitje me 108 gola dhe 177 asistime.

Me Citizens ai gjithashtu ngriti 18 trofe: 6 Premier League, 2 FA Cup, 5 Carabao Cup, 3 Community Shield, një Champions League dhe një Kupë të Botës për Klube.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme