Rama u dhuron liderëve evropianë atlete me yllin e BE-së, simbolin e fushatës së tij

Politikë | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar liderët e pranishëm në Komunitetin Politik Evropian, duke u dhuruar atlete të personalizuara me yllin e Bashkimit Evropian – një simbol që ka shoqëruar Partinë Socialiste edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit.

Ylli i artë mbi sfondin blu, një referencë e qartë ndaj flamurit të BE-së, është kthyer në një emblemë vizuale të komunikimit të Ramës me opinionin publik dhe ndërkombëtarët. Tani, përmes këtij gjesti simbolik, ai e çon këtë mesazh edhe në tryezën evropiane.

Atletet, një imazh modern, rinor dhe pro-evropian, janë pjesë e një strategjie komunikimi të menduar deri në detaje nga kreu i qeverisë shqiptare.

Ky veprim vjen në një moment kur Shqipëria vijon përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe synon të rrisë profilin e saj në skenën ndërkombëtare.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme