Presidenti Begaj pret Presidenten e Moldavisë: Forcojmë marrëdhënien

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të shtunë (17 maj) Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e uroi për rizgjedhjen e saj.
Presidenti Begaj ritheksoi se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen e tij në Evropë në këto kohë sfidash që vijnë nga agresioni Rus ndaj Ukrainës.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimeve të vizitave në nivel të lartë.
Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe në fushën kulturore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




