Rama: Koha që Europa të ketë një epokë të re! Macron: Investoni në Shqipëri, në dy vite pjesë e BE

Ekonomi | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama, në Forumin ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative”, platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore tha se ka ardhur koha që Europa të ketë një epokë të re.

“Jemi këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë dhe që ky vend ka nevojë më shumë njerëz që të na besojnë. E mira e Shqipërisë është që ne jemi miq të mirë me shumë njerëz.  Ne duam që miqtë e të ftuarit jemi partnerë të SHBA e BE por edhe të bekuar se jemi partneritete të bekuara me Emiratet, Arabinë Saudite.  Dua të ndaj me bindjen që kur dëgjova presidentin e SHBA të fliste për një epokë të artë, ndjesia ime ishte që në fakt, një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën. Gjithçka do të varet nga sa shpejt do të mendojmë jashtë kornizës dhe të veprojmë e kuptojmë që në këtë botë çdo kush tjetër po bën të pamendueshmen. Evropa ka vazhduar të mendojë njësoj siç mendonte përpara këtij momenti të shfaqur në jetën tonë. Nuk është e vështirë të kuptosh se si mund të duket kjo gjë e pamendueshme. Përvoja dhe kultura e  ndryshimit duhet të ndryshojë dhe ne mund të çelim një epokë të pabesueshme për Evropën.”, u shpreh kryeministri.

Rama bëri të ditur edhe çeljen e degës së re të Kolegjit të Europës në Tiranë e cila do të presë studentë nga e gjithë Europa.  

“Isha shumë i lumtur kur mendova që ky forum do të vinte këtu edhe për një arsye tjetër. Pasi bëra disa kërkime për të ditur më shumë për forumin, ajo çfarë kuptova është që ky është etaloni i përpjekjes për të menduar ndryshe që mund të ketë ndjesinë të kthehet në Shqipëri për të investuar. Kemi studentë nga e gjithë Europa dhe ata që vijnë si studentë, duan të rrinë në Tiranë, nuk duan të shkojnë më në Francë, Emmanuel. Dhe shpresoj fort që opozita nuk do t’ju fajësojë se në fakt ju jeni shkaku që ata duan të rrinë në Tiranë duke qenë se keni ardhur kaq shpesh në Tiranë”, tha kryeministri Rama.

Nga ana e tij, Presidenti francez Emmanuel Macron në fjalën e tij shprehu mendimin se duhet punuar fort dhe me strategji të qarta për një Europë më të sigurt. Sipas tij, Europa duhet të investojë në tre përparësi kyce Mbrojtje-siguri, teknologji e gjelbër dhe inteligjencë.

“Në Europë është një moment që ka pasiguri dhe për këtë duhet të kemi strategji të qartë. Ideja ime për Europën është që duhet të përfitojmë nga mundësia për të përshpejtuar dhe pasur një strategji konkurrueshmërie duke vendosur investimet si strategji kryesore. Duhet të harmonizojmë rregulloret tona. Janë hedhur disa hapa. Von Der Leyen, kancelari Merz kemi nxjerrë një deklaratë për të thjeshtuar rregulloret. Pjesa tjetër është thellimi i tregut të përbashkët. Pika jonë e fortë është që ka miliona pjesëmarrës dhe nuk trajtohet ashtu nga sipërmarrësit. Tregu i përbashkët po përfiton nga taksat që i vendosim vetes. Ne duhet ta trajtojmë tregun e përbashkët në telekom energji dhe financë, tri sektorë kritik. Pasi duhet të kemi më shumë kapacitete që të investojmë. Po ashtu duhet të kemi edhe përparësi të ndryshme. Përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e përbashkët ne përdorim më pak burimet e tjera”, tha preidenti francez.

Ndërkaq, Presidenti Macron bëri thirrje investitorëve që të investojnë në vendin tonë, pasi siç ai vlerëson Shqipëria ka dhënë rezultate, ka një udhëheqje të fortë dhe se në dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e BE-së.

“Është mirë t’ju kesh në Europë ky është një vend stabël dhe i bësueshëm mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla. Jam shumë i lumtur që jeni këtu sepse këtu në Shqipëri, qartësisht keni pikën hyrëse në këtë rajonit të Ballkanit, një pikë kyce në mesdhe dhe Europë. Ndaj ju inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni një udhëheqje të forte dhe nuk flas se është miku im por se ka rezultate. Në dy vitet që vijnë duke qenë se ka një mandate të qartë do të jenë pjesë e BE-së”, tha Macron.

I pranishëm në forum edhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme