Junajtid prek fundin me dy rekorde negative, pronari i klubit humb tre vende në listën e më të pasurve të Britanisë

Angli | 1 vit më parë

Humbja e Junajtid përballë Çelsit ka qenë një tjetër “mundësi” e shfrytëzuar nga lojtarët për të arritur rekorde të tjerë të errët në historinë e klubit.

Të besuarit e Amorim kanë fituar vetëm 10 prej 37 takimeve të zhvilluara deri më tani duke vendosur një rekord të ri e duke “përmirësuar” atë të sezonit 2021-22 ku po pas kaq takimesh kishin marrë vetëm 16 fitore. Ndërsa me këtë humbje në Londër, Junajtid zgjati në plot tetë takime serinë e dueleve radhazi pa fitore si kurrë më parë në historinë e klubit. Rrezultatet negative në fushë janë reflektuar edhe në aspketin ekonomik.

Sipas llogaritjeve të “The Sunday Times Rich List”, Sër Xhim Ratklif ka humbur 6.5 miliardë £ në 12 muajt e fundit. Ai zbret kështu në vendin e shtatë në listën e personave më të pasur të Britanisë së Madhe duke humbur plot tri vende karahasuar me renditjen e një viti më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme