Zyrtare, Reali paguan 60 mln euro për Huijsen

Dean Huijsen është përforcimi i parë i i Realit të Madridit të Xabi Alonsos. Klubi spanjoll njoftoi sot firmën me 20-vjeçarin, të cilin Bërnemuthi e mori vetëm 12 muaj më parë nga Juventusi, e cila përfiton 10% të shifrës.
Për Huijsen ky ishte sezoni i kurorëzimit pasi nga një lojtar jo i konsideruar në Torino arriti që të afirmohej në Premier Ligë ku me Bërnemuthin luajti 30 takime dhe shënoi edhe tri gola përballë Totenham Hotspur, Mançester Junajtid dhe Arsenal.
Huijsen firmosi një kontartë 5-vjeçare ndërsa do të jetë gati për tu aktivizuar me Realin duke nisur që nga muaji qershor kur ekipi spanjoll do të nisi aventurën në Botërorin e Klubeve më 18 qershor përballë Al Hilal.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



