De Bruyne është objektivi i Napolit, por Salah e do te Liverpool

Kevin De Bruyne është 33 vjeç, me një të kaluar të madhe pas tij por edhe një të tashme më se dinjitoze. Për këtë arsye, përfundimi i kontratës së tij me Manchester Cityn, që skadon pas pak javësh, ka ngjallur interesin e disa klubeve të gatshme për të bërë një lëvizje vrastare duke paguar vetëm rrogën e një prej lojtarëve më ikonë të futbollit botëror. Nuk është sekret që Napoli ka dalë tashmë me një propozim konkret: një kontratë 2-vjeçare me vlerë 8 milionë neto plus bonuse në sezon.
De Bruyne ka marrë kohën e tij dhe tani drejuesit e skuadrës italiane i frikësohen konkurrencës së fortë nga klubet prestigjioze, duke përfshirë, për shembull, Liverpool-in, i cili ka avantazhin e të qenit rreth 60 kilometra nga rezidenca e tij aktuale.
Duke ringjallur hipotezën e ‘Reds’, erdhën fjalët e Momo Salah, një lojtar simbolik i skuadrës që sapo ka fituar Premier Ligën, i cili deklaroi: “Dua të përgëzoj Kevin për karrierën e tij. Ai bëri një punë fenomenale te City, ishte një lojtar i madh në të gjithë Premier Ligën. I uroj më të mirat. Dhe ne kemi vend për të në skuadër”.
Me shaka, por jo shumë, sulmuesi egjiptian e bëri të qartë se klubi i Slot do të ishte shumë i lumtur që ta kishte në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



