Abissnet Superiore në RTSH/ Presidenti i Flamurtarit premton investime në intrastrukturë dhe merkato

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Flamurtari në “Abissnet Superiore”, me synime serioze do të thotë edhe investime të rëndësishme. Kështu është shprehur për RTSH Sport, presidenti i skuadrës vlonjate, Sinan Idrizi. Ai ka konfirmuar se investimi do të prekë fushën, tribunën qëndrore, vendosjen e orës elektronike si edhe ambjentet e tjera të stadiumit. Idrizi premton se gjithçka do të jetë gati në muajin gusht, kur edhe nis sezoni i ri futbollistik

“Do të bëjmë ndërhyrje të fuqishme për kthyer në një stadium me kualitet fushën ku luajmë ndeshjet tona”, tha Idirizi.

Paralelisht me ndërhyrjet në stadiumin “Flamurtari”, pritet që të nisë edhe një tjetër investim në zonen e pyllit të Sodës, aty ku do te jetë një tjetër stadium mbështetës për skuadrën, por edhe fusha sportive. Kjo per faktin se shume shpejt pritet të nisë puna edhe per stadiumin e ri. Rikthimi në “Abissnet Superiore” do të sjellë një Flamurtar më cilësor, që do të luajë në të dyja frontet, në kampionat dhe kupë. E për të arritur këto objektiva, Idrizi ka theksuar se nuk do të kursehet financiarisht.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme