Vizita në veri të Kosovës-E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Prattipati: Stabiliteti dhe siguria janë kyçe

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka deklaruar se stabiliteti dhe siguria në veri të Kosovës mbeten kyçë.
Këtë deklaratë ajo e ka bërë teksa ka vizituar veriun e Kosovës, ku u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë dhe Policinë e Kosovës.
Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se e ngarkuara me punë e kësaj ambasade, Anu Prattipati, në takimin që ka pasur me përfaqësues të institucioneve të vendit, ka përsëritur qëndrimin e qeverisë amerikane se stabiliteti dhe siguria janë kyçe.
Ajo më tej theksoi se është në përgjegjësi të institucioneve të Kosovës që të sigurojnë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore.

“E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, zhvilloi sot një vizitë produktive në veri të Kosovës, duke u takuar me liderët e shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës. Përsëriti qëndrimin e qeverisë amerikane: stabiliteti dhe siguria janë kyçe. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




