Përfundon biseda telefonike 2 orëshe mes Trump dhe Putin, Kremlini: Ishte produktive

Botë | 1 vit më parë

Presidenti Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë biseduar për më shumë se dy orë ditën e sotme përmes linjës telefonike. Sipas informacioneve të fundit nga Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë shpjegohet se Moska ka shprehur gatishmërinë të punojë drejt një zgjidhje që do t’i jepte fund luftimeve në Ukrainë.

Putina është shprehur në këtë bisedë telefonike se Rusia është në favor të një zgjidhjeje paqësore “dhe se kompromiset do të duhet të gjenden në atë mënyrë që i përshtaten të dyja palëve. Ndërsa e përshkruar bisedën me Trump si “të sinqertë dhe domethënëse. ”

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë nuk dha menjëherë detaje nga biseda telefonike, por referuar asaj që është biseduar Trump ka shprehur shpresën e tij për një ditë produktive.

“E hënë — dhe armëpushim”, shkroi ai në një post në mediat sociale.

Trump do të zhvillojë një bisedë edhe me udhëheqësit e NATO-s dhe presidentin Zelensky. Përpara bisedës telefonike me Putinin  zëvendëspresidenti JD Vance tha se Trump “mund të heqë dorë nga ambicia e tij për t’i dhënë fund luftës nëse mendon se Putini nuk është serioz për negociatat”

 Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e quajti bisedën “të rëndësishme, duke pasur parasysh bisedimet që u zhvilluan në Stamboll ” javën e kaluar midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, negociatat e para të tilla që nga Marsi 2022, transmeton AP.

Trump ka parashtruar ambicien e tij për t’i dhënë fund luftës që filloi me pushtimin e Rusisë në shkurt 2022, dhe kjo i bën këto biseda një provë serioze të reputacionit të tij si krijues i marrëveshjeve pasi kishte pretenduar se do ta zgjidhte shumë shpejt sapo të rikthehej përsëri në Shtëpinë e Bardhë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme