Ursula von der Leyen: Vlerësojmë përpjekjen e Trump për të vendosur paqen në Ukrainë

Botë | 1 vit më parë

Ursula von der Leyen falënderoi Trump për përpjekjet e tij për të vendosur armëpushimin në Ukrainë dhe për të arritur paqen mes Kievit dhe Moskës, pas telefonatës së presidentit amerikan me Vladimir Putin.

Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në këtë proces dhe falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij në telefonatën e tij me shefin e Kremlinit.

Von der Leyen vuri në dukje se Europa e ka pritur pozitivisht bisedën e Trumpit me Putinin, duke nisur nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti finlandez Alexander Stubb, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, të cilët u informuan mbi bisedën e tij me presidentin Putin.

Ajo shpjegoi se Europa do të vijojë të mbështesë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky-n për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë.

“Dua të falënderoj Presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhshme për të arritur një armëpushim në Ukrainë. Është e rëndësishme që SHBA të mbetet e angazhuar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelenskyn në arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë”, shkroi Ursula von der Leyen.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike prej 2 orësh me Presidentin amerikan Donald Trump.

Pas bisedës me Trump, Putin deklaroi se Moska është e gatshme për një memorandum paqeje dhe njoftoi kushtet për një marrëveshje me Ukrainën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme