Atentat në Durrës, vritet me armë zjarri një 29-vjeçar

Aktualitet | 1 vit më parë

Një 29-vjeçar është vrarë në një antantat në Durrës. Ngjarja u regjistrua pak pas mesnate, në lagjen nr.18. I riu me inicialet E.D. mori plagë të rënda nga të shtënat, ndërsa ndërroi jetë në spital.

Pas ngjarjes, policia gjeti në fshatin Gërdec në Tiranë një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.             

Policia nuk bën me dije më shumë detaje mbi ngjarjen, teksa njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të këtij atentati dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme