Denzel Washington nderohet me Palmën e Artë në Kanë

Kulturë | 1 vit më parë

Denzel Washington u nderua me Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë 2025, gjatë premierës të filmit të tij më të fundit, “Highest 2 Lowest”, me regji nga Spike Lee. Kjo ishte hera e parë që aktori legjendar merrte pjesë në Kanë, në një karrierë 50-vjeçare që përfshin dy çmime Oscar dhe dhjetëra role ikonike.

Para shfaqjes së filmit, drejtori i festivalit Thierry Frémaux prezantoi një montazh dedikuar karrierës së Washington-it, duke përfshirë pamje nga filmat “Malcolm X”, “Mo’ Better Blues”, “Glory” dhe “Training Day”.

Filmi “Highest 2 Lowest” është një adaptim modern i filmit klasik të Akira Kurosawa-s “High and Low”, dhe vendoset në New York-un e sotëm. Washington luan rolin e një lideri muzike të përfshirë në një rrëmbim që kthehet në një dramë psikologjike dhe morale.

Momenti historik në Kanë konfirmon edhe një herë statusin e Denzel Washington-it si një ikonë e artit filmik global.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme