Pepe Reina njofton tërheqjen nga futbolli i luajtur

Pepe Reina ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 42-vjeçare. Portieri i Comos, kampion bote me Spanjën në 2010 dhe dy herë kampion Europe në 2008 dhe 2012, njoftoi tërheqjen e tij:
“Tani përfundon një karrierë që ka qenë shumë e bukur, një jetë e plotë: Ndihem shumë me fat nëse shikoj prapa dhe vëzhgoj gjithçka që kam përjetuar”.
Reina ka bërë mbi 950 paraqitje në karrierë me shumë klube të rëndësishme si Barcelona, Liverpul, Bayern, Napoli dhe Lazio. Fitorja në Kupën e Botës 2010 me Spanjën dhe dy Kampionatet Evropiane të fituara në 2008 dhe 2012. Me Napolin ai fitoi një Kupë të Italisë, me Liverpulin një Superkupë Evropiane, një Kupë FA, një Community Shield dhe një Kupë Lige. Me Bayernin triumfoi në Bundesligë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



