Igli Tare rikthehet përsëri në garë për vendin e drejtorit sportiv

Mediet italiane kanë bërë me dije se pista që dërgon Milanin te Igli Tare nuk është “ftohur” kurrë. Shqiptari futet në listën e drejtuesve tradicionalë, të cilët shikohen me përparësi nga Xhorxho Furlani.
“Sportmediaset” bën me dije se mes emrave të shumtë të kontaktuar nga administratori i deleguar i Milanit vetëm ai i Tares ka qenë më konstanti. Madje thuhet se palët kanë biseduar në telefon dhe kanë vendosur që të përditësojnë zhvillimet e situatës.
Milani tani i ka idetë e qarta. Projekti sportiv i këtij sezoni ka dështuar në fushë pasi kuqezinjtë vitin që vjen nuk do të jenë pjesë e asnjë kompeticioni europian. Tare nëse pranon detyrën do të ketë përballë një mision të vështirë pasi fondet për të bërë merkato do të jenë të limituara ndërsa shumë yjë të ekipit do të kërkojnë që të largohen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



