Liga e Europës në RTSH/ Tifozët anglezë në panik, dhomat e hoteleve me një yll deri në 800 stërlina nata

Për tifozët e Mançester Junajtid dhe Totenhemit transferta spanjolle në Bilbao është kthyer në një makth të vërtetë. Numri i lartë i britanikëve që kanë udhëtuar drejt qytetit bask ku do të mbahet edhe finalja e madhe e Ligës së Europës ka bërë që pronarët e hoteleve të spekulojnë me çmimet.
Kështu shtypi britanik ka nxjerrë në pah se si një hotel me një yll siç është “Ria” ofron një dhomë për për plot 800 stërlina. Ndërsa 1000 stërlina nata kushton një dhomë në hotelin me tri yje “Ilunion Bilbao”. Sa u përket hosteleve në “Moon Hostel Bio” një natë kushton plot 664 stërlina.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



