Anglia dhe Belgjika, “paqe” në ndeshjen e parë

Futboll Bota | 1 vit më parë

Anglia e Belgjika nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të Grupit B në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, luajtur në “Arena Egnatia”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në pjesën e parë përfaqësuesja angleze arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 12-të me anë të Rodriguez, ndërsa krijoi mundësi për të dyfishuar me Dowman, që nuk arriti të mposhtë portierin e belgëve, Mounganga. Edhe Belgjika nga ana tjetër ishte një kërcënim i vazhdueshëm, duke u afruar me golin me goditjen me kokë të Darcon.

Pjesa e dytë nisi me një gol mjaft të bukur për belgët të shënuar nga Fernandez në minutën e 49-të, që vendosi barazpeshën në “Arena Egnatia”. Në vazhdim rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, barazim 1-1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme