Orges Shehi për RTSH Sport: Nuk largohem nga Ballkani

Futboll Vendi | 1 vit më parë

Orges Shehi nuk do të largohet nga Ballkani. Ai ka edhe një vit kontratë me skuadrën kosovare dhe do ta respektojë këtë. Sipas Shehit, çdo lajm  tjetër për një largimin të tijin nga Kosova, drejt kampionatit shqiptar, është thashethem.

Ballkani është në vendin e dytë në Superligën e Kosovës për këtë sezon futbollistik, i drejtuar tashmë nga trajneri Orges Shehi. Të mësuar ta shohin Ballkanin si 3 herë fituese të superligës së Kosovës, trajneri Shehi tregon arsyet pse ndodhet në vendin e dytë këtë sezon, skuadra që ai drejton.

“Jemi mësuar që Ballkani të jetë gjithmonë fitues, sepse ka qenë tri herë fitues i Superligës. Por nuk duhet të harrojmë që nuk është e njëjta skuadër. Këtë vit ka qenë një tranzicion i madh, shumë lojtarë të skuadrës janë larguar, kanë ardhur të rinj. Unë jam trajneri i tretë që drejtoj skuadrën deri tani në këtë sezon, por nga mesi i fazës së tretë dhe gjithë fazën e katërt mendoj se kemi stabilizuar një tranzicion të madh, jemi të sigurtë në vendin e dytë”.

Shehi ka edhe një vit kontratë me skuadrën e Ballkanit, ndaj i quan thashetheme të gjitha lajmet për një largim të mundshëm të tij drejt kampionatit shqiptar.

“Jam në kontratë edhe për një vit me skuadrën e Ballkanit dhe më duket joprofesionale të flas për skuadrat e tjera. Gjithçka që thuhet janë në kuadrin e atyre thashethemeve të mira sportive”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme