Zbulimi i rrallë në Manastirin e Ballshit, thesar monedhash nga shekulli XIII

Aktualitet | 1 vit më parë

Një thesar i rrallë monedhash, që daton nga vitet 1230–1240, është zbuluar së fundmi në Manastirin e Ballshit. Janë 47 monedha të cilat janë të rralla dhe kanë një vlerë të madhe historike.

“Bëhet fjalë për një grup monedhash, që me pak rezerva e quajmë një thesar monedhash të zbuluar në Manastirin e Ballshit. Bëhet fjalë për 47 ekzemplarë, ato që ne në gjuhën popullore dhe shkencore i quajmë kupac me bazë kryesisht bakri”, tha specialisti.

Arkeologët janë përballur me një punë të vështirë për t’i bërë monedhat të lexueshme. Specialistët e restaurimit kanë punuar me përkushtim për të pastruar dhe analizuar çdo detaj të tyre. Specialistët e restaurimit Frederik Stamati shpjegoi rëndësinë e këtij zbulimi dhe procesin e restaurimit të monedhave.

“U desh të bëhej një ndërhyrje restauruese në mënyrë që të lirohej sipërfaqja e monedhës nga depozitimet në mënyrë që të bëheshin të lexueshme. Mendoj që pas kësaj ndërhyrjeje, monedhat do të jenë të studiueshme dhe të ekspozueshme”, tha Stamati.

Ky zbulim i rëndësishëm ndihmon studiuesit të kuptojnë më mirë kronologjinë historike të manastirit dhe jep informacione të reja për periudhën mesjetare dhe historinë e vendit.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme