Akuzohej për veprimtari kriminale, GJKKO kalon në favor të shtetit disa pasuri të sekuestruara ndaj shtetasit, Indrit Vezi

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) kalon në favor të shtetit disa pasuri të sekuestruara ndaj shtetasit Indrit Vezi, i cili akuzohet se I ka përfituar nga veprimtari të paligjshme.

Me këtë vendim GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin e  pasurive të shtetasit, Indrit Vezi dhe personave të tretë të lidhur me të.

Indrit Veizit i janë konfiskuar një autobus i markës “Volvo”, një makinë e markës “Mercedes Benz S300”, një trailer dhe aksionet në dy kompani, teksa  i janë liruan nga sekuestro dy apartamente, një tokë arë dhe një automjet, nëpërmjet revokimit të masës.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas kërkesës së depozituar nga SPAK, se këto pasuri dhe asete vinin nga aktivitete kriminale të Indrit Veizit në fushën e krimit të organizuar, trafikut, korrupsionit dhe krimeve të tjera, me burime të paligjshme. 9 pasuritë ishin vendosur nën sekuestro nga SPAK që prej vitit 2023.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme