SHBA: Të përkushtuar me Shqipërinë në luftën kundër trafikut të drogës, qytetarët të denoncojnë rastet pranë DEA

Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të vijuar punën me Shqipërinë në drejtim të luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada thekson se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive dhe nxit këdo që disponon informacione në lidhje me trafikun e drogës, ta denoncojë me personelin e DEA-s, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe numrin e kontaktit.
“DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].
Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




