Shqipëria U17, Tedesco: Skuadra të mos vihet nën presion

Një tjetër humbje për Shqipërinë e moshës deri në 17 vjeç nuk është se e bën të ndihet mirë trajnerin e kuqezinjve, Andrea Tedesco. Sipas tij, kjo në intervistën pas ndeshjes për emisionin “Supergol Europiani” i moderatores Hygerta Sako, skuadra duhet të kishte qenë më e qartë përpara portës kundërshtare.
“Humbëm një tjetër ndeshje. Pësuam dy gola që në pjesën e parë. Më pas nuk ishim cinik me rastet për shënim që ne patën kur mund ta hapnim ndeshjen në çdo moment. Por në fund kemi pësuar një tjetër humbje”
I pari i pankinës kuqezi vazhdon të këmbëngulë që skuadra duhet t’i shfrytëzojë momentet që i paraqiten, sepse vetëm kështu mund të përballet denjësisht me këdo kundërshtar
“Mua më intereson paraqitja e skuadrës në tërësi jo e individëve të veçantë. Nuk mendoj se kemi patur një qasje ndryshe. Madje mund të them se qasja me Portugalinë ka qenë më ndryshe se sa me Gjermaninë. Por në këtë rast mungoi cinizmi për të shfrytëzuar rastet për shënim. U krijuan disa hapësira, qoftë dhe nga veprime individuale. Ajo që unë theksoj është se duhet të shfrytëzojmë momentet për të ecur më pozitivisht në vazhdim. Pra të përqendrohemi në ato momente që mund të na japin ndryshimet e pritshme”
Ndërkohë për Tedescon as media e as mjedisi nuk ka nevojë t’i vërë nën presion lojtarët, të cilët kanë nevojë të rriten tanimë.
“Dy apo tre lojtarë janë ata që nëse vazhdojnë të kenë profesionalizmin e duhur mund të ecin përpara. Ne nuk mund të flasim për rezultate në ekipet nën 17 vjeç, sepse ajo në të cilën ne fokusohemi është performanca në fushë. Kjo që lojtarët të ndërtojnë një profil për të patur një karrierë të mirë në vazhdim. Sepse vetëm kështu mund të shërbejë për ekipet kombëtare të tjera. Në pikpamjen time unë dua që lojtarët të rriten e të mos vendosen nën presion që tani. Pra të jetë komfort me gjithçka e të bëjë atë që di”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




