Njukasëlli kërkon një zëvendësues për Isak si alternativë për Delap

Gjermani | 1 vit më parë

E ardhmja e Brojës mbtet një rebus. Sulmuesi shqiptar ka pak gjasa të qëndrojë në Londër pasi Çelsi prej kohës ka lënë të kuptohet se nuk e shikon si një opsion afatgjatë. Në këtë mes edhe drejtuesit e Evertonit duket se janë tërhequr pasi prej muajsh kanë lënë të kuptohet se shifra e akorduar me Çelsin për të siguruar kartonin e shqiptarit është e madhe.

Në shtypin britanik thuhet se shqiotari mund të ishte një apsion për Njukasëllin. Klubi në fjalë ka Aleksandër Isak si sulmues titullar dhe është në kërkim të një zëvendësuesi. Interesi që kanë treguar për Liam Delap është i vërtetë edhe pse sulmuesi i Ipsuiç Taunit ka pak gjasa të përfundojë në “St James’ Park” pasi ka zgjuar interesin e klubeve si Çelsi dhe Mançester Junajtid.

Situata e krijuar në merkato ka afruar Brojën me Njukasëllin. Deri më tani janë vetëm spekulime pasi Njukasëlli nuk ka ndër mend që të paguajë 30 milionë stërlina për shqiptarin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme