Këngëtarja e Malit të Zi: Sapo dëgjova ‘Zjerm’ thashë; Kjo është kënga fituese! Doja të mësoja shqipen prej saj

Kulturë | 1 vit më parë

Përfaqësuesja e Malit të Zi në Eurovizion për vitin 2022, Vladana Vuçiniç ka vlerësuar këngën ‘Zjerm’ dhe këngëtarët Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca për performancën e tyre në Eurovizion. Përmes një videomesazhi për Radio Televizionin Shqiptar.

Vuçiciniç u shpreh se sapo e dëgjoi këngën “Zjerm”, mendoi se ajo ishte kënga fituese e Eurovizionit. Madje ajo thekson se kur e ka përkthyer tekstin e këngës e ka nxitur të mësojë gjuhën shqipe.

“Dua të uroj Shqipërinë dhe ‘Shkodra Elektronike’ – Këtë po e them si përfaqësuese e Malit të Zi në vitin 2022. Në momentin e parë që dëgjova këngën e ‘Shkodrës Elektronike’ dhe pashë videon, për mua ata ishin fituesit.

Më tronditën! Beatriçe është shumë e gjallë, është prezentë. Ajo është si një magnet në skenë. Të jem e sinqertë ajo performancë ishte ndoshta performanca më korrekte në Eurovizion gjithë këto vite. Doja të mësoja gjuhën shqipe kur dëgjova këngën.
Edhe kur e përktheva, unë thashë që kjo është kënga fituese. Duhet të jeni krenarë dhe shpresoj që ju do të bëni një karrierë ndërkombëtare. Ju dua, ju dërgoj shumë dashuri dhe puthje nga Mali i Zi
”, u shpreh në mesazhin e saj këngëtarja Vladana Vuçiniç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme