Reshje dhe rënie e temperaturave, sinoptikanët: Mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik, reshje shiu do të përfshijnë thuajse të gjithë territorin e vendit, duke krijuar një situatë të lagësht dhe me vranësira të dendura.
Ndryshimet në mot do të vijojnë edhe gjatë javës që vjen. Sinoptikanët parashikojnë rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat termike do të luhaten nga 6°C në zonat malore deri në 22°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, duke sjellë një ndjesi më të freskët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut me një shpejtësi deri në 10 metra për sekondë, duke krijuar kushte për rryma të forta ajri dhe dallgëzim të detit.
Gazetatare: Bjolanda Cuku
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



