Hapet tuneli i Llogarasë, shkurton rrugën nga Dukati në Palasë në vetëm 7 minuta

Aktualitet | 1 vit më parë

Tuneli i Llogarasë është bërë i kalueshëm pa pagesë për automjetet që udhëtojnë drejt jugut të vendit. Kjo vepër infrastrukturore ka një gjatësi prej 5.9 kilometrash, duke shkurtuar në këtë mënyrë distancën nga Dukati në Palas dhe duke eliminuar kthesat e Llogarasë.

Hapja e tunelit është vlerësuar si nga qytetarët shqiptarë, ashtu edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

“Një investim shumë i mirë, pasi do na merrte më shumë kohë. Më gëzon fakti që Shqipëria po zhvillohet. Është hera e parë që kaloj. Jemi shumë të kënaqur”, u shprehën qytetarët shqiptarë.

“Është shumë bukur, është hera e parë që vijmë në vendin tuaj dhe po na pëlqen shumë”, tha një turiste.

Për të rritur sigurinë në këtë tunel, do të ketë shërbim 24 orë në 24 nga një grup i zjarrfikësve të Vlorës.

“Për momentin janë katër punonjës të zjarrfikëses, të cilët janë të domosdoshëm për ndërhyrjen e parë në rast se ka situata të jashtëzakonshme”, deklaroi Luan Kapaj, Shefi i Zjarrfikëses.

Tuneli i Llogarasë u hap zyrtarisht vitin e kaluar, për t’u mbyllur përkohësisht në shtator 2024 me qëllim t’i nënshtrohet disa punimeve shtesë që përmirësuan infrastrukturën në këtë segment.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme