Të gjithë për të mundur Alkarazin

Parisi përgatitet për turneun Roland Garros, Grand Slemi i dytë sezonal në sportin e tenisit. Pas disa turneve radhazi në fushat me dhe të kuq, sezoni kulmon me turneun e Parisit, i cili starton të dielën më 25 maj. Dy javë me emocionuese të mëdha, me finalen e vajzave të shtunën, më 7 qershor dhe finalen e djemve pasditen e së dielës, më 8 qershor.
Nën moton të gjithë për të mundur Carlos Alkaraz, nis të dielën e 25 majit, Roland Garros ,turneu i dytë grand slem i sezonit në tenis. Pas disa turneve radhazi në fushat me dhe të kuq, tenistët përgatiten të kulmojnë me përgatitjet e tyre në turneun parizien. I ndalur në gjysmëfinale nga Alkaraz në sezonin e kaluar, Janik Siner, numri 1 në botë, do të kërkojë të fitojë turneun e Parisit.
Ndërsa spanjolli synon të mbrojë sërish titullin, pasi mundi në finalen e vitit të kaluar, Aleksandër Zverev. Të gjithë do të ëndërronin në fakt, finalen e pak ditëve më parë në Romë, midis Sinerit dhe Alkarazit, e sipas shortit të hedhur ata të dy mund të takohen vetëm në finale.
Turneu kulmon me finalen e vajzave në 7 qershor dhe të djemve në 8 qershor. Për vajza Paolini ëndërron të përsërisë performancën përrallore të vitit të kaluar, kur arriti në aktin e fundit përpara se të humbiste ndaj Sëiatek. Polakja, kampione në fuqi, po kalon një moment shumë të ndërlikuar, e Jasmine ëndërron ta sfidojë atë dhe emrat e tjerë të mëdhenj për t’i dhënë vetes Slam-in e parë të karrierës së saj.
Edhe çmimi që do të përfitojnë tenistët në këtë turne është 5.2% më shumë krahasuar me edicionin e kaluar. Fituesi i ndeshjeve teke do të fitojë 2.55 milionë euro. Ndër momentet më të pritura të këtij edicioni është homazhi që Roland Garros ka përgatitur për Rafael Nadalin, sundimtarin e padiskutueshëm të Parisit me 14 trofe.
Të dielën, më 25 maj, në fund të tre ndeshjeve të seancës së paradites, do të ketë një ceremoni në Philippe-Chatrier për t’i bërë homazh lojtarit që rishkroi historinë e turneut. Organizatorët, do të krijojnë edhe një ekspozitë gjithëpërfshirëse dhe interaktive kushtuar Nadalit në Tenniseum, e cila mund të vizitohet gjatë gjithë kohëzgjatjes së turneut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




