Incidenti në veri, Serbia lëshon urdhër arresti për policin e Kosovës

Kosovë | 1 vit më parë

Një ditë pas incidentit në veri të Kosovës ku dyshohet se është lënduar një nxënës serb, autoritetet e Serbisë kanë lëshuar fletarrestim për policin e Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se institucioni që ai drejton ka lëshuar një urdhër arresti për D.B., një oficer policie, i cili të premten sipas Daçiç, sulmoi fizikisht dhe lëndoi një nxënës serb të shkollës së mesme në pjesën veriore të Kosovës.

Në deklaratën e kësaj ministrie serbe thuhet se polici do të arrestohet kur të jetë në dispozicion të policisë serbe, që nga sot e tutje, pa afat parashkrimi, sa herë që të jetë e mundur.

Nga ana e saj Policia e Kosovës për rajonin e veriut njoftoi se më 23 maj  parada e maturantëve serbë në qendër të Mitrovicës së Veriut përfundoi “qetësisht dhe pa ndonjë problem”.

Në deklaratë theksohet se policisë iu desh të ndërhynte gjatë festimeve për shkak të disa provokimeve, ndërsa më pas situata u qetësua dhe festa vijoi deri në përfundim të saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme