Milan, mbi 5000 tifozë protestojnë kundër drejtuesve

Është dita e Milan-Monza, ndeshja e fundit e kampionatit, por është edhe dita e protestës së madhe. Mijëra tifozë u mblodhën jashtë selisë së klubit kuqezi për të protestuar kundër menaxhimit të RedBird në fund të një sezoni zhgënjyes. Protesta do të vazhdojë më pas në San Siro, ku “Curva Sud” tashmë ka njoftuar se do të qëndrojë vetëm për 15 minutat e para të ndeshjes.
Pas vendosjes së dy pankartave, fansat e pranishëm filluan të këndojnë këngë kundër Ibrës, Furlanit dhe Scaronit. “Ibra, Furlani dhe Scaroni, ne duam dorëheqjet tuaja – filluan të bërtasin mbështetësit e kuqezinjve të pranishëm -. Nuk nevojiten më shpjegime, ju duhet të shkoni!”.
Më pas përballë Casa Milan kumbonte fort emri i Paolo Maldinit, të cilin shumëkush do të donte ta shihte sërish kuqezi: “Paolo Maldini, Paolo olè”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




