Shkodër – Përgatitja për provimet shtetërore, synohet ruajtja e cilësisë dhe një proces pa probleme

Sociale | 1 vit më parë

Teksa na ndan më pak se një javë nga nisja e provimeve shtetërore, maturantët vijojnë të jenë në përgatitje intensive përmes testimeve provë. Drejtorja e zyrës vendore Arsimore Shkodër, Brisela Kadija tregon mbi masat e marra nga ana e ZVA.

“Tashmë Zyra Vendore Arsimore e ka filluar procesin e përgatitjeve për maturën shtetërore, janë përcaktuar qendrat të cilat do të jenë qendra provimi. Është bërë vlerësimi i situatës në të gjitha këto qendra dhe çfarë do kemi ndërhyrje në përmirësim. Shkollat tashmë vazhdojnë të zhvillojnë testimet provë dhe kemi vazhduar edhe trajnimet me mësuesit që do jenë pjesë e menaxhimit të procesit të provimeve të maturës shtetërore”, u shpreh Brisela Kadija, Drejtore, Zyra Vendore Arsimore, Shkodër.

Krahas maturës shtetërore, rëndësi po u kushtohet edhe provimeve të minimaturës. Ndërkohe që zyra vendore arsimore thotë se falë eksperiencës disa vjeçare, organizimi I tyre vit pas viti bëhet pa asnjë incident.

“Përvec procesit të maturës shtetërore, janë dhe provimet kombëtare të arsimit bazë që është një proces po kaq i rëndësishëm sa matura shtetërore por që ka të njëjtën vëmendje”, tha Kadija.

Provimet për klasat e 9-ta nisin në datën 19 dhe përmbyllën në datën 30 qershor.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme