Dy miqësore ndaj Zvicrës, trajneri Dama publikon listën e Kombëtares U-15

Kombëtarja | 1 vit më parë

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Zvicrës U-15, më 3 dhe 5 qershor, në stadiumin e Vorës.

Trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 20 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 12 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”.

Kuqezinjtë do të nisin nesër grumbullimin dhe përgatitjet në Durrës.

Ndeshja e parë Shqipëri – Zvicër do të luhet më 3 qershor, në ora 17:30, në stadiumin e Vorës. Takimi i dytë është programuar për datën 5 qershor, në ora 10:00, po në të njëjtin stadium.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme