NBA play-off/ Knicks nuk dorëzohen, mundin Indianën në takimin e pestë

Skuadra e Knicks ka mundur Indianën në “Madison Square Garden” me shifrat 111-94. Falë këtij suksesi ekipi i Nju Jorkut ka detyruar Pacers që të kërkojnë biletën në finalet e mëdha nesër mbrëma në Indianapolis.
Sa i përket takimit të mbrëmshëm miqtë u “tradhëtuan” nga Tajris Haliburton, i cili shjënoi vetëm 8 pikë duke mos mundur kurrë që të futej në lojë.
Nga ana tjetër ylli i Nju Jorkut, Xhejlën Brunson, respektoi pritshmëritë duke shënuar 32 pikë. Kontribut në këtë fitore dha edhe Karl-Entoni Tauns me 24 pikë dhe 13 topa në tabelë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




