Stop dietat pa këshillën e mjekut, nutricionistët: Dieta mesdhetare më e shëndetshme
Një mori e dietave që shpesh janë kthyer në trend, ndikuar mjaft edhe nga influencerë me famë në rrjetet sociale për një trup të bukur dhe rezultate të shpejta, jo gjithmonë janë zgjidhja e duhur.
Sot nuk ka një përgjigje përfundimtare për efektet, por ajo që thekson docentja e fiziologjisë dhe e shkencave të të ushqyerit, Angela Andreoli, është hetimi deri edhe psikologjik i pacientit që kërkon të dobësohet.
“Të tentojmë qasjen ndaj modelit të një diete mesdhetare. Të gjitha llojet e dietave duhet të jenë të përshkruara dhe të analizuara nga profesionistët. Varet nga kushtet e obizitetit, por edhe niveli psikologjik i pacientit. Kjo peshë e humbur në kohë duhet të ndiqet nga një nutricionist, qoftë edhe nga një ekip mjekësh deri tek psikiatri, apo edhe kirurgu të cilët vlerësojnë ta kryejnë ose jo një ndërhyrje. Nëse nuk bëhet kjo ka pasojë për pacientin. Dieta “fasting” ka efekte pozitive, por pavarësisht kësaj nuk mundemi dot një ditë të ushqehemi bollshëm dhe një herë të bëjmë “fasting”, sepse kjo nuk ndikon për mirë në metabolizëm. Prandaj është e rëndësishme ndjekja me specialistët përkatës”, u shpreh Andreoli.
Ajo rendit edhe disa këshilla që duhen pasur në vëmendje.
“Këshillat që unë kam është sa më pak ushqime të procesuara që kanë konservantë, të cilat kanë përmbajtje plastike. Ato duhen evituar. Këtu bëjnë pjesë nga kafshë të cilat janë ushqyer në mënyrë jo natyrale, mishin e të cilëve ne e konsumojmë përfshi këtu edhe peshqit. Frutat, perimet, pastat, madje edhe llojet e bukës që nuk shëndoshin, edhe ushqime me origjinë shtazore, por të gjitha në mënyrë të moderuar”, tha Andreoli.
Kjo u theksua së fundmi në një takim vjetor me mjekë, nutricionistë, farmacistë shqiptarë dhe italianë, kushtuar shëndetit dhe kujdesit për të.
Gazetare: Elda Hasanbelli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




