Kuriozitet: Sa herë që Interi humbet finalen e Champions League, kundërshtari bën “tripletë”

Një statistikë e veçantë, që duket se është kthyer në një “mallkim” për Interin. Sa herë që skuadra zikaltër humbet finalen e Champions League, kundërshtari bën “tripletë”.
Ka ndodhur 4 herë në histori. Celtic, Ajax, Manchester City dhe tashmë PSG kanë mposhtur Interin në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm europian dhe kanë festuar “tripletën” e titujve (Champions, kampionat dhe kupë).
Në sezonin 1966-1967 Interi u mund në finale 2-1 nga Celtic, që mbylli sezonin në mënyrë perfektë me 3 trofe të fituar. Në sezonin 1971-1972 Ajax mposht 2-0 Interin në finale dhe feston “tripletën”. Manchester City fiton Championsin e parë falë suksesit përballë Interit në sezonin 2022-2023, ndërsa këtë sezon ishte radha e PSG-së që pasi mposhti zikaltërit në finale festoi “tripletën” e titujve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



