Vrasja e 57-vjeçarit në Tale, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Është identifikuar autori i dyshuar i vrajës së 57-vjeçarit me inicialet P. K., i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm (2 qershor) në Tale të Lezhës. Policia bën me dije se i dyshuar është personi me inicialet G.A., i cili është shpallur në kërkim, por nuk jep më shumë informacione, për shkak të hetimeve.
Sipas hetimeve, ai ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të 57-vjeçarit, në momentin që ky i fundit kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës, për të hyrë në banesë. Trupi i pajetë i 57-vjeçarit u gjet më pas nga familjarët.
Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




