Inzaghi qëndron te Interi? Një banderolë shfaqet në shtëpinë e trajnerit: Së bashku biem, së bashku ngrihemi

Pak orë para takimit vendimtar me drejtuesit e Interit, i cili do të sqarojë të ardhmen e Simone Inzaghit në stolin e zikaltërve, një mesazh i qartë u shfaq përpara shtëpisë së familjes Inzaghi në San Nicolò në provincën e Piacenzës. Një banderolë nga tifozët vendas të Interit që shprehte dëshirën e përbashkët të shumë njerëzve: qëndrimin e trajnerit pas katër sezonesh të jetuara midis triumfeve dhe zhgënjimeve.
“Së bashku biem, së bashku ngrihemi. Simone Inzaghi, krenaria e zikaltërve”. Ky është shkrimi që u shfaq në një banderolë të madhe të varur pranë shtëpisë së Simone (dhe Pippo) Inzaghit në Piacenza, ku jetojnë prindërit e tij, Giancarlo dhe Marina.
Pavarësisht humbjes së dhimbshme 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, Simone Inzaghi mbetet i dashur për një pjesë të madhe të tifozëve. Trajneri, megjithatë, është tërhequr nga propozimi që mbërriti nga Arabia Saudite, i cili mund të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij. Ndërkohë, Interi po pret me padurim përballjen për të kuptuar nëse mund të mbështetet ende te trajneri që u ka sjellë stabilitet dhe ambicie zikaltërve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



