Anglia grumbullohet në Spanjë ku do të stërvitet në tenda për tu ambientuar më të nxehtin e finaleve të Kupës së Botës

Tomas Tuhel dhe të besuarit e tij janë grumbullluar në Xhirona të Spanjës ku edhe po përgatiten për takimet e radhës të vlefshme për Elimatoret e Botërorit 2026.
Anglia do të ndeshet me Andorrën të shtunën dhe më pas më 10 qershor pret Senegalin për të luajtur një miqësore në fushën e Notingam Forest.
Zgjedhja për të bërë grumbullimin në një vend si Spanja nuk është e rastësishme. Sipas shtypit britanik Tuhel dhe stafi i tij kanë grumbuluar lojtarët në Xhirona për të parë se si rreagojnë ata ndaj temperaturave dhe lagështirës së lartë. Të tilla kushte Anglia pritet që të gjejë në finalet e Kupës së Botës, të cilat do të luhen një vit më pas në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Mësohet se lojtarët do t’iu nënshtrohen edhe testeve fizike në biçikleta në tenda. Këto matje do të ndihmojnë stafin e mjekëve të Anglisë se sa të aftë janë lojtarët që të rikuperojnë nga sforco fizike nën temeperaturat e larta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



