Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit, trafiqeve dhe pastrimit të parave, ministri Hoxha takon ambasadorin e Spanjës, Ventura

Aktualitet | 1 vit më parë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura, me të cilin bisedoi rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme.

Ministri Hoxha, gjatë këtij takimi, vuri në dukje kontributet e Spanjës në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe Institutit të Policisë Shkencore.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës janë të konsoliduara dhe ndërtohen mbi vlera të përbashkëta, me fokus forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave”, shkruajti ministri Hoxha në rrjetet sociale.

Sipas tij, në takim u vlerësua intensiteti i shkëmbimit të informacionit, hetimet dhe operacionet e përbashkëta mes strukturave përkatëse të dy vendeve.

Një çështje tjetër, që u pa me interes, sipas ministrit, ishte propozimi për bashkëpunim mes Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës Kombëtare të Policisë së Spanjës, e cila mund të krijojë një urë të re shkëmbimi në fushën e arsimit policor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme