Konflikte të brendshme në Ukrainë, Qiriazi: Rusia po ia arrin, ukrainasit po i largohen identitetit
Eksperti për çështje të Sigurisë Kombëtare, Redion Qiriazi, në një intervistë për emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, të drejtuar nga Sonila Agostini, u shpreh se qëllimi i luftës së Putinit në Ukrainë nuk është thjesht vendosja i një hapësire ‘sfungjer’ për ta mbajtur larg NATO-n nga Rusia, por dhe mbjellja e një ideologji pro ruse në Kiev.
Sigurisht theksoi ai, Rusia është duke e shtyrë barrierën sa të ketë mundësi duke bërë kërkesa dhe të paimagjinueshme, si për shembull; Ukraina duhet të ketë një ushtri me kapacitete të limituara, apo mos përfshirja e NATO-së ne ato vende e ish-republikës ruse.
“Lufta në Ukrainë nuk ishte rastësisht, para 2022 janë zhvilluar shumë protesta që nuk dëshironin ndikimin rus, sikurse ishte revolucioni «Portokalli», pro-evropianë që çoi në rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Janukoviç. Apo dhe protestat që u mbajtën në Bjellorusi për të larguar Lukashenkon. Putin e ka parë gjithmonë këtë si një efekt domino dhe për të frenuar këtë, duhet të nxitej një konflikt i cili do ta bënte jetën dhe identitetin politik, demografik dhe shoqëror të ukrainaseve ta pamundur që të njësoheshin me Evropën. Rinia ukrainase para konfliktit kanë qenë shumë pro Evropës dhe që kishin jashtëzakonisht inovacion dhe tani me rivendosjen e këtyre qeverisje pro-ruse, apo pro stilit rus ,shohim që kemi një përplasje dhe brenda vetë Ukrainës. Duke nxitur dhe konflikt të brendshëm brenda popullsisë , pra kjo është largimi nga identiteti ukrainase dhe nga identiteti evropian.”
Ndaj, mendoj tha ai, “që kjo është strategjia më e madhe që po luan sot Rusia duke mbjell një ideologji dhe që është shumë herë më e fortë se sa zotërimi i një hapësire fizike ‘sfungjer’ duke e mbajtur larg nga NATO.“
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




