Bie pista Fabregas, Cristian Chivu është kandidati kryesor për stolin e Interit

Këto janë orë shumë të nxehta për stolin e Interit pas lamtumirës së Simone Inzaghit që ka lënë një boshllëk që do të jetë i vështirë për t’u mbushur te Pinetina.
Dje, drejtuesit e zikaltërve u përpoqën ta bindnin Cesc Fabregasin të thoshte po, siç u demonstrua nga udhëtimi i shpejtë i Piero Ausilio në Londër. Megjithatë, Como ngriti një mur që në fillim dhe i tha jo klubit milanez për spanjollin, i cili do të vazhdojë punën e nisur.
Pas kësaj ishte një garë kokë më kokë midis Patrick Vieira të Genoas dhe Cristian Chivu të Parmës, me ish-mbrojtësin rumun i cili në minutat e fundit fitoi, duke e kaluar francezin në preferenca.
Në këto orë, trajneri ka marrë kohë me Parmën në lidhje me zgjatjen e kontratës dhe po vlerëson mundësitë që ka në dispozicion. Ndërsa drejtuesit e klubit zikaltër kanë filluar kontaktet në këtë drejtim me klubin dukal. Negociatat janë duke u zhvilluar dhe Cristian Chivu, i cili deri më sot është bërë kandidati më i nxehtë për të marrë trashëgiminë e rëndë të lënë nga Simone Inzaghi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




