Uroš Račić në vigjilje të ndeshjes me Shqipërinë: Në Euro 2024 treguan shumë, si ne dhe ata të karikuar në maksimum!

Botërori 2026 | 1 vit më parë

I grumbuluar rishtas në kombëtaren serbe të futbollit, Uroš Račić ka dalë sot përpara medieve për të rrëfyer ndjesitë që ka përpara takimit në Tiranë.

“Kam munguar në grumbullimin e fundit të Serbisë, por sigurisht që kam bërë tifoz nga shtëpia. Fitoret kanë shumë rëndësi dhe mendoj se rikthimi në kombëtare më ka dhënë një ndjesi të mirë”, tha Uroš Račić. I pyetur konkretisht për ndeshjen me Shqipërinë, Uroš Račić tha: “Shqipëria është një rivale që meriton respekt. Ajo çfarë tregoi në Euro 2024 do të thotë shumë. Do të jetë një ndeshje e fortë sportive dhe mendoj se si ata edhe ne mezi po e presim”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme